Aktivistja Arvina Lleshi deklaroi se protesta është një reagim ndaj përqendrimit të pushtetit dhe problemeve të shumta me të cilat përballen qytetarët.
“Protestojmë kundër shkrirjes së bashkive, sepse e keni përqendruar pushtetin vendor në pak duar. Protestojmë sepse PD dhe PS e kanë përqendruar pushtetin në duart e tyre.
Protestojmë për zjarrfikësit që nuk kanë mjetet e nevojshme për të kryer detyrën. Për ata që humbën jetën si pasojë e papërgjegjshmërisë së pushtetit. Kundër pushtetit të krimit.
Protestojmë për mjekët dhe infermierët që po largohen nga vendi, për vëllezërit dhe motrat që u detyruan të emigrojnë.
Sepse ka mijëra arsye për të protestuar”, u shpreh Lleshi.
