Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, nga mbledhja e Emergjencave Civile tregoi masat e marra për të përballur përmbytjet me të cilat po përballet prej 4 ditësh vendi ynë.
Ai tha se ekspertë Ministrisë së Bujqësisë, është dhënë ndihmë në ferma, ndërsa shtoi se të gjithë ekskavatorët janë në punë.
“Kemi ngritur grupet e verifikimit në të gjithë zonat e prekura në evidentimin e saktë të dëmeve. Veterinerët zyrtarë duke ofruar asistencë të vazhdueshme për zonat e prekura dhe ato në nevojë për të bërë evakuimet e nevojshme, kemi bërë evakuimin e disa fermave të rrezikuara, por edhe ato për të cilat ka pasur ndërhyrje me ushqim në kafshë. Hidrovoret janë në gatishmëri ku kanë funksionuar normalisht në të gjithë Shqipërinë, gjë që na ka ndihmuar në të gjithë procesin. Po punojmë për hapjen dhe pastrimin e kanaleve kulluese, kemi 29 ekskavatorë në gatishmëri në nivel kombëtar, i kemi pasur në zona kryesisht të prekura nga përmbytja ku të gjithë kanë qenë në gatishmëri 24 orë për të monitoruar dhe për të ndërhyrë edhe në zona ku kemi bërë, edhe në argjinatura, në dy çarje në Sheqeras-Devoll dhe Bilisht-Boboshticë të cilat vazhdojnë akoma sepse kemi pasur një përmbytje të konsiderueshme. Jemi në punë e sipër në verifikim në terren që të bëjmë saktësimin e dëmeve në bujqësi dhe të prekurve që do t’i evidentojmë që të kemi një pasqyrë të përgjithshme në të gjithë Shqipërinë dhe territorin e prekur.”, tha ai.
