Gjykata e Apelit ka dhënë mbrëmjen e sotme vendimin për sa i përket vulës së Partisë Demokratike.

Pas dhënies së vendimit nga trupa gjykuese, ajo që vihet e është se Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi ligjor i grupimit të Sali Berishës, është duke folur në telefon.

Ndërkohë që nga pamjet e siguruara nga PanoramaTV shihet se përfaqësuesit e tjerë të grupit diskutojnë në lidhje me vendimin.

Sa i përket përfaqësuesve të grupi të Alibeajt, ato ishin të parët që lëshuan sallën si dhe dhanë deklaratat e tyre për gazetarët jashtë gjykatës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: