Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka bërë një paralelizëm mes zgjedhjeve të zhvilluara ditën e djeshme në Greqi dhe zgjedhjeve vendore të 30 qershorit në Shqipëri.

Manjani shkruan në “Facebook” se grekët bënë dje zgjedhje dhe sot formuan qeverinë e re pa KQZ, pa ODIHR, pa Palmer, Mogherini e ambasada. Sipas tij, gjithçka në vendin fqinj u bë me demokraci të pastër dhe askush nuk mban me zor pushtetin.

“Çfarë perfeksioni demokratik! Grekët, dje bënë zgjedhje sot formuan qeverinë e re! As KQZ, as ODIHR, as Palmer, as Mogherini, as ambasada e as lesh. As blerje votash, as sherre komisionerësh. Punonjësve të shtetit s’u ndjehet zëri e as ka zë që ti kërcënojë.

Votim i lirë, numërim i shpejtë, rezultat e ndershëm! Thjesht demokraci! E pastër sa më ska! Humbësi largohet. Fituesi urohet. Populli vendos. Askush nuk mban e as merr me zor pushtetin! Dhe kemi dhe fytyrë të shajmë Grekët, pa le!”, shkruan Manjani.

Manjani
Manjani

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb