Prokurori i Përgjithshëm i Gjermanisë ka deklaruar se vendi i tij ka prova të rëndësishme në lidhje me krimet e kryera nga Rusia në Ukrainë.

Peter Frank tha se shikon të arsyeshme nisjen e një procesi gjyqësor në nivel ndërkombëtar në lidhje me këtë çështjes.

“Aktualisht jemi duke u fokusuar në vrasjet masive në Bucha ose sulmet kundër infrastrukturës civile ukrainase”, tha Frank.

Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kanë akuzuar vazhdimisht forcat ruse për kryerjen e mizorive në Bucha, por Moska ka mohuar akuzat.

Gjermania filloi mbledhjen e provave në lidhje me krimet ruse që në mars 2022.

“Ne po përgatitemi për një çështje të mundshme gjyqësore të mëvonshme, qoftë në Gjermani, qoftë me partnerët tanë të huaj, qoftë para një gjykate ndërkombëtare”, shtoi ai.

Ai ka shtuar se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi në lidhje me krimet e ndodhura gjatë luftës.

Kujtojmë se Ukraina po bën presion për krijimin e një gjykate speciale për të ndjekur penalisht liderët ushtarakë dhe politikanët rusë që ajo i konsideron përgjegjës për fillimin e luftës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb