Pas takimit me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku vjen dhe reagimi nga Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Në një postim në rrjetet sociale, Varhelyi shkruan se BE ka nevojë për një Parlament që funksionon mirë, ndërsa shtoi se opozita ka një rol kyç në këtë proces.

“Me Kryetaren e Komisionit të Çështjeve Evropiane Jorida Tabaku diskutuam Raportin e Zgjerimit për 2023. Ndërsa planifikojmë të hapim negociatat e anëtarësimit, ne kemi nevojë për një Parlament që funksionon mirë. Dialogu politik konstruktiv duhet të forcohet dhe opozita ka një rol kyç.”, shprehet Varhelyi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: