Kryetari i PD-së Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, i pyetur për dëshminë e një qytetari, që ka thënë se ia ka dhënë një kasetë-dëshmi Lulzim Bashës si hetues për Masakrën e Krushës, tha se nuk e njeh personin që bën këtë deklaratë.

Basha tha se e gjitha është një përpjekje e kryeministrit Edi Rama, për të hequr vëmendjen nga skandalet e qeverisë, që po shohim përditë.

“Unë nuk e njoh këtë person që thotë se unë paskam pasur kasetë për masakrën e Krushës së Madhe dhe e fshinkam. Pse duhet ta fsheh këtë material kur janë publikuar momente nga Masakra e Krushës së Madhe.

Këtu ka një dorë që fabrikon të dhënat. Kjo është përpjekje e ulët për të hequr vëmendjen nga skandalet e kësaj qeverie. Ditën që Thaçi e Krasniqi ishin në Hagë, Rama ishte me Vuçiç. Më shqetëson sjellja e kryeministrit të Shqipërisë ndaj Kosovës”, tha Basha.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb