Ish-ministri për Diasporën, Pandeli Majko iu është bashkuar reagimeve kundër deklaratës së presidentit Aleksandër Vuçiç se do të vendosë ushtrinë serbe në veri të Kosovës.

Sipas Majkos, Serbia kërkon të jetë “Jugosllavia” e Rezolutës 1244 dhe të negociojë atë që humbi në Gjykatën Ndërkombëtare.

REAGIMI I MAJKOS
Kërkesa për vendosjen e ushtrisë serbe në Kosovë është konflikt i pashpallur.
Serbia kërkon të jetë “Jugosllavia” e Rezolutës 1244 dhe të negociojë atë që humbi në Gjykatën Ndërkombëtare.
Serbia duhet të shpetojë nga vetja. Ajo sfidoi shtetet që e njohin Kosovën si shtet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb