Qeveritarët izraelitë kanë hedhur tezat se mjekët duhet të refuzojnë trajtimin e pacientëve të komunitetit LGBTQ. Këto deklarata kanë rritur frikën fetare se qeveria e re, përbën një kërcënim të paprecedentë për të drejtat e homoseksualëve.

Presidenti izraelit, Isaac Herzog, ka dënuar deklaratat anti-LGBTQ, duke thënë se: “Deklaratat raciste të ditëve të fundit kundër komunitetit LGBTQ më shqetësojnë”. Presidenti, posti i të cilit është kryesisht simbolik pasi autoriteti që ai zotëron është në nivel të ulët.

Qeveritari Benjamin Netanyahu, i quajti komentet e presidentit Herzog si “të papranueshme”, duke mohuar se qeveria e tij është duke kërcënuar të drejtat e komunitetit LGBTQ.

Partia e kreut te Izraelit, Strook po avancon një amendament për një ligj kundër diskriminimit që lejon përjashtime për ofruesit e shërbimeve ku bindjet fetare të ofruesit do të shkeleshin. Ky parim është specifikuar edhe në marrëveshjen e koalicionit të Netanyahut me partinë ultra-ortodokse të Tora Judaizmit.

Në një intervistë radiofonike ditën e djeshme, Strook la të kuptohej se mjekët izraelitë do të jenë në gjendje të refuzojnë trajtimin për pacientët LGBTQ në frymën e legjislacionit që partia po harton dhe në përputhje me marrëveshjet e koalicionit që parashikojnë ndryshimin e një ligji kundër diskriminimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: