CËRRIK

Policia e Elbasanit ka vendosur në pranga një 55-vjeçar. Burimet zyrtare të uniformave blu bëjnë me dije se është arrestuar B. H., 55 vjeç, banues në Belsh.

 

Burri dyshohet se ka kërcënuar me fjalë dhe ka penguar zhvillimin e mësimit në një ambient kopshti. Denoncimi është bërë nga një prej edukatorëve.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cerrik arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik’’, “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, shtetasin B. H., 55 vjeç, banues në Belsh, pasi shtetasja A. P., me detyrë edukatore në një kopsht publik, ka kallëzuar se ky shtetas e ka kanosur me fjalë dhe e ka penguar për të zhvilluar mësimin në ambientet e kopshtit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: