LIBRAZHD

Një 68-vjeçar është arrestuar në Librazhd pasi ushtroi dhunë dhe kanosi bashkëshorten me thikë

Gjithashtu u arrestua në flagrancë edhe një shtetas pasi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babit të tij.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Librazhd, pas një telefonate të marrë në Sallën Operative për një konflikt familjar, ku bashkëshorti ka kanosur me mjet prerës thikë bashkëshorten, falë reagimit të shpejtë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

• Harun Doda , 68 vjeç, banues në Librazhd.

Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, si dhe gjatë konfliktit ka nxjerrë mjet prerës (thikë) dhe e ka kanosur se do ta godiste bashkëshorten e tij , shtetasen M.D., 46 vjeçe.

Gjithashtu Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin, Aleksandër Petroshi, 51 vjeç, banues në fshatin Shelcan, Elbasan, arrestimi i tij u bë pasi në banesën e tij, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit P. P., 76 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: