6 tetori pritet të jetë një nga ditët më emocionuese për futbollin argjentinas. Lionel Messi do të zbresë në fushë për herë të fundit me fanellën e “Albiceleste”, teksa Argjentina do të përballet me Beninin në një miqësore të veçantë që do të luhet në “Monumental”, në Buenos Aires.
Ish-lojtari i njohur, Javier Zanetti vlerësoi kontributin e Messit. “Faleminderit”, ishte mesazhi që Zanetti ia dërgoi Messit.
“Mbaj mend se nuk fliste shumë, ishte ende shumë i ri, por gjithmonë ishte fenomenal. Bashkë me Maxi Rodriguezin organizuam një ndeshje bamirësie në stadiumin e ‘Newell’s Old Boys’. Ishin 40 mijë njerëz në stadium dhe të gjithë kishin ardhur për Leon. Ai gjithmonë ishte i gatshëm të merrte pjesë dhe të mbështeste aktivitete të tilla”.
