Pala greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës ka vënë në pranga një shqiptar, i cili rezultonte i shpallur në kërkim.
Shqiptari është ndaluar paraditen e sotme nga sektori i verifikimit të pasaportave në bashkëpunim me policinë e Janinës.
Mësohet se ai po tentonte të futej në Greqi, kur nga verifikimi në sistem rezultoi me urdhër arresti nga Prokurori i Hanias për “grabitje” dhe i dënuar nga Gjykata e Kretës me 1 vit e 3 muaj burg dhe 1000 euro gjobë për “armëmbajtje pa leje”.