U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, dalë nga zgjedhjet e 14 majit.

GJL vendosi mospranimjn e rekursit të Fredi Belerit, në lidhje me ;lejen e posaçme për t’u lejuar të betohej si kryetar i Bashkisë Himarë.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Beleri ka bërë disa herë kërkesë për të marrë leje për të dalë nga qelie dhe më pas të bëhet betimi i tij si kryebashkiak, pretendime që janë rrëzuar nga GJKKO, por dhe Apeli i GJKKO.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: