Gjykata e Posaçme nuk ka pranuar kërkesën e biznesmenit, Pëllumb Gjoka, i cili iu drejtua gjykatës me kërkesë për masë më të lehtë sigurie se ajo e arrestit në burg. Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj rrëzoi pretendimet e avokatit të Gjokës, Ylli Manjani për zbutjen e masës së sigurisë.

Prej korrikut të vitit të kaluar, Gjoka mbahet në paraburgim për disa akuza të rënda penale, ndërsa përfundoi në pranga në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Gjoka, i njohur edhe si investitor strategjik, u arrestua pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin e enkriptuar Sky ECC, ku në pranga përfunduan efektivë policie, prokurorë e ish-prokurorë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: