Lihet në fuqi masa arrest në burg për biznesmenin, Pëllumb Gjoka, për të cilën ky i fundit kishte bërë ankimim në Gjykatën e Posaçme për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se gjyqtarja Atalanta Zeqiraj rrëzoi pretendimet e avokatit të Gjokës, Ylli Manjani për zbutjen e masës.

Prej korrikut të vitit të kaluar, Gjoka mbahet në paraburgim për disa akuza të rënda penale, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Gjoka, i njohur edhe si investitor strategjik, u arrestua pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin e enkriptuar Sky ECC, ku në pranga përfunduan efektivë policie, prokurorë e ish prokurorë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: