INDONEZI – Kërkon një diplomë në Indonezi? Më parë duhet të kalosh testin e virgjërisë. Autoritetet e qytetit Jmeber në Indonezi, kanë lëshuar propozimin tronditës që vajzat e shkollës së mesme t’i nënshtrohen testit të virgjërisë, para se të vazhdojnë studimet e larta. Sipas këtij propozimi, vajzat që nuk e kalojnë këtë test, nuk mund të studiojnë në universitet.
Autoritetet e justifikojnë propozimin e tyre, si një mundësi të mirë për të shmangur prostitucionin dhe marrëdhëniet e pambrojtura seksuale mes të rinjve. Por Organizatat e të Drejtave të Njeriut kanë kundërshtuar idenë, duke kërkuar që autoritetet ta tërheqin propozimin.
“Shpresojmë që të ndërhyjë presidenti Jokowi dhe ta ndalojë këtë budallallëk, që vë në rrezik studimet e vajzave dhe që nuk ka asnjë vlerë.”- deklaroi Phelim Kine, përfaqësuese e organizatës “Human Right Watch”.
Kjo është hera e dytë që çështja e testit të virgjërisë kthehet në çështje të ditës në Indonezi. Para pak muajsh, policet indoneziane u detyruan t’i nënshtroheshin këtij testi për të mbajtur vendin e punës.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb