Deputeti Myslim Murrizi, duke folur në parlament, foli edhe për rastin e mjekut Edvin Prifti, që iu gjetën në banesë afërisht 500 milionë lekë të vjetra.

Murrizi thekson se kërkohet t’ju hidhet sy shqiptarëve se kapën një doktor, duke shtuar se peshqit e mëdhenj në fakt janë politikanë dhe ish-politikanë.

“Ky Pipero juaj që ka bërë vilë a nuk është mjek? Benik Boçi ka klinikë. Pse Petrela, Kosova çfarë janë, nga vijnë këta? Po këta spitalet e famshme amerikane dhe greke etj të kujt janë? Kërkoni t’ju hidhni hi shqiptarëve se kapët doktor Ervinit.

Shefat e shërbimit keni vendosur që nuk duhet të bëjnë punë edhe në shtet, edhe në privat, por kjo ndodh. Drejtësia duhet të jetë njësoj për të gjithë. Peshqit e mëdhenj janë politikanë dhe ish-politikanë, ata që kanë vila te Kodra e Diellit”, tha Murrizi.

Myslim Murrizi nënvizon se më 25 prill, shqiptarët duhet të çojnë për skrap klasën politike të 30 viteve.

“Shumë mirë që kapet gjyqtaren Enkeleida Hoxha, por kush ia çon të burgosurit në Fushë Krujë. Si shkojnë këta si kinga një e nga një tek Fushë Kruja? Pra, ju i çoni në radhë të parë, sepse keni bërë kështu zinxhirin. Më 25 prill, shqiptarët kanë në dorë të çrrënjosin kllounët politikë të 30 viteve. Ju jeni miliarderë, edhe Luli si ju. Inshallah ju pret shqiptarëve timoni drejt më 25 prill. Ishte për të ardhur për të qeshur që njëherë ishin me PDK, pastaj me LDK, tani me Albinin. Bashkë jeni kudo. T’i bëhet luftë të korruptuarve. Rangallet e 30 viteve të parlamentit t’i çojmë për skrap”, u shpreh Murrizi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb