Ish-deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi ka takuar sot në Tiranë, disa nga gjimnazistët e kryeqytetit.
Kërpaçi tha se gjimnazistët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë do e ndëshkojnë Edi Ramën, për premtimet e tij të pambajtura në 7 vjet.
Postimi i Floida Kërpaçit:
Bashkë me Biornin, Piterin, gjimnazistët e Tiranës do të ndëshkojnë me votë premtimet e pambajtura të Ramës në 7 vite.
Ai sot premton rritje pagash si të ishte kryetar opozite, ndërkohë ka 8 vjet në pushtet që premton dhe nuk realizon. Premtoi 300,000 vende pune në 2013, por jo vetëm që vendet e punës nuk u hapën, por jemi vendi i parë në rajon për emigrimin masiv dhe i treti në botë për azilkërkues.
Premtoi shëndetësi falas, por pagesat e familjeve shqiptare për shëndetin janë shtuar, ndërsa mjekët dhe infermierët u larguan.
Premtoi arsim por solli rrënim. Rama premtoi perspektive dhe mashtroi.
Ndaj në 25 Prill rinia e Tiranës dhe Shqipërisë do të votojë masivisht për të ndërtuar vetë perspektivën që meriton!
#ShqipëriaShtëpiaJuaj
(d.xh/ balkanweb)