TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka postuar ditën e sotme një foto në rrjetin social “Facebook”, e cila ka tërhequr jo pak vëmendjen e qytetarëve, dhe është komentuar në mënyrë të ndryshme. Nuk është pikturë as foto nga takimet e kryeministrit, por një kërpudhë me dy gjysma të ndryshme, me ngjyra të kuqe dhe blu.

Disa kanë aluduar se janë ngjyrat e LSI-së dhe PD-së, por vetë ish-kryeministri Sali Berisha e ka komentuar ndryshe këtë foto.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se ajo është “një kërpudhë helmuese e vendosur mbi një kërpudhë të ngrënshme”.

“Rama per Meten: Vllau im, helmi im! Per te, Meta eshte si Amanita Muskaris (kepurdha superhelmuese)!
Te dashur miq, keta jane vellezer toksik apo vellezer helmues. Pas de fakto divorcit me Meten, Edi Rama ka zgjedhur per te simbolizuar fundin e marteses se tij politike me Meten duke e krahasuar partnerin e tij politik me kepurdhen superhelmuese Amanita Muskarise (kepurdha si kesulkuqe) qe vendoset mbi nje kepurdhe tjeter te ngrenshme.

Rama, ne prag te fundit te marteses politike e ka vendosur kete foto si cover foton e FB te tij. Keshtu pra, lufta e dy ish-bashkekryetareve te “mazhorances se qelbesirave” ka kaluar ne perdorimin e “armeve biologjike” ndaj njeri – tjetrit, siç jane superhelmet e kepurdhave!

Ne te vertete, per ata qe njohin “aleancen e qelbesirave” mund te krahasojne pa frike kete aleance si aleance te kepurdhave helmuese ne teresi dhe me ato me helmueset e tyre, amanitat ne veçanti! Sb”, shkruan ish-kryeministri Berisha.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: