SHBA- Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, deklaroi sot se ka arritur marrëveshje të përkohshme me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për kushtet e ndaljes së armiqësive në Siri.

“Kam folur me ministrin e jashtëm Lavrov me telefon, kam folur dje me të dhe përsëri sot në mëngjes, dhe kam theksuar nevojën urgjente për arritjen e ndaljes së plotë të armiqësive në kornizën sa më të shkurtër kohore të mundshme. Besoj se në bisedimin që e kishim, ne kemi arritur marrëveshje të përkohshme në parim, për kushtet e ndaljes së armiqësive, që mund të filloj gjatë ditëve të ardhshme”, tha sot John Kerry, në një konferencë për shtyp në Aman të Jordanisë, pas takimit me ministrin e jashtëm të këtij vendi, Nasser Judeh.

Më tutje, ai tha se shpreson se presidenti amerikan, Barack Obama, dhe ai rus, Vladimir Putin, do të bisedojnë gjatë ditëve të ardhshme për kompletimin e marrëveshjes së përkohshme në parim dhe ka shtuar se të dy palët “ende i plotësojnë detajet”.
(ed.me/rel/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: