Për të gjithë është Olivia Pope, avokatja e Presidentit të Shteteve të Bashkura të Amerikës, protagoniste në serialin televiziv Scandal, ndërsa për të tjerët është artistja Kerry Washington, që nesër feston 40 vjetorin.

Lindur në Bronx dhe më pas transferuar në Washington për të studiuar aktrim, në 2012 ajo zgjidhet nga producentja Shonda Rhimes për të luajtur tek filmi Scandal.

Që nga ai moment pamja e saj ka ndryshuar shumë, stili bëhet më i rafinuar, shik, dhe shumë pranë rolit të saj të Olivia Pope.

Sharmi i saj nuk ndryshon as edhe në shtatzëni, duke u shfaqur e mrekullueshme edhe në tapetin e kuq të shumë eventeve.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: