SHBA-Në muajin e nëntë të shtatzënisë artistja e Tarantino dhe e serive televizive ‘Scandal’, Kerry Washington, ka parakaluar në tapetin e kuq të Emmy Awards 2016, çmimet Oscar të televizionit, me një look që ka tërhequr vëmendjen.

Me flokët kaçurrel dhe një fustan të gjatë, të zi, që i tregonte barkun, artistja amerikane i ka dhënë çmimin një artisteje jo protoganiste të një miniseriali.

Kerry Washington ka një vajzë 2 vjeçe me ish futbollistin amerikan Nnamdi Asomugha.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: