Fondet që shoqatat e bamirësisë çojnë periodikisht në vendet më të varfra nuk janë të mjaftueshme për të mbyllur hendekun e urisë ose për të zgjidhur një problem kaq madhor botëror. Secili prej jush duhet të ndërmarrë disa veprime për të mos çuar dëm ushqime të ndryshme…

E drejta për ushqim nuk duhet të jetë një arritje sociale, por më tepër një e drejtë e patjetërsueshme e çdo qenieje njerëzore. Por, për fat të keq, realiteti është krejt ndryshe, madje edhe në këtë shekull kaq të ndjeshëm ndaj temave sociale. Po, i ndjeshëm, por vetëm për pjesën më me fat të planetit, përkundër asaj që vuan urinë e përditshme. Fondet që shoqatat e bamirësisë kryejnë periodikisht në vendet më të varfra nuk janë të mjaftueshme për të mbyllur hendekun e urisë ose për të zgjidhur këtë problem tepër madhor botëror. Ashtu siç po shkojnë gjërat, të gjithëve ne na takon të ndërmarrim një ndryshim perspektive që mund të ripërtërijë qasjen tonë ndaj ushqimit dhe hedhjes së tij.

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e kësaj nisme, ju rekomandohet të veproni si më poshtë.

Bëni pazar vetëm atëherë kur duhet

Në vend që të mbushni frigoriferin me ushqime të blera rastësisht duhet të mësoheni që të furnizoheni vetëm në bazë të nevojave aktuale.

Konsumoni ushqim në bazë të nevojës

Hedhjet e mëdha të ushqimeve me të cilat jeni mësuar duhet t’ia lënë vendin një konsumi të ndërgjegjshëm i cili merr parasysh nevojat tona reale fizike.

Konservojini mirë ushqimet

Mbase ju ndodh shpesh që të hidhni në plehra ushqim të prishur për shkak të keqkonservimit të tyre. Lënia e ushqimeve jo të mbyllura në frigorifer do të reduktonte për shembull freskinë e tyre. Më mirë ruajini në mënyrën e duhur për t’i bërë që të zgjasin më shumë e për rrjedhojë për të shmangur hedhjen e tyre.

Dhuroni ushqimin e tepërt

Duke pasur parasysh se ushqimet duhet të konsumohen para prishjes, në qoftë se ju bie rasti që të keni disa prej tyre në prag të skadencës, por që nuk i konsumoni dot shpejt, do të bënit mirë që t’i dhuronit. Ky nuk është vetëm një akt bamirësie, por edhe përgjegjësie.

Merrni në konsideratë ndikimin e ushqimeve në mjedis

Zgjedhja e ushqimeve me vetëdije do të thotë marrje në konsideratë e ndikimit të prodhimit të tyre në mjedis.

Mësojuni edukimin e ushqyerjes

Është shumë e rëndësishme që fëmijëve tuaj apo gjeneratës së re t’i mësoni një edukim ushqyerje më të kujdesshëm për të gjithë zinxhirin e prodhimit.

Privilegjoni ushqimet me “zero kilometër”

Ushqimet e prodhuara në vende të vogla pranë jush garantojnë jo vetëm freskinë dhe kosto të ulëta, por më pak ndikim në mjedis. Për shembull nëse në kopshtin apo në ballkonin e shtëpisë suaj ju do të mbillnit perime të ndryshme apo erëza, ju do ta përdornit më pak makinën për të shkuar diku në një treg ushqimesh.

Organizoni bërjen e pazarit

Sipas disa studimeve, personat të cilët planifikojnë shpenzimet duke hartuar lista dhe duke kontrolluar karakteristikat e çdo ushqimi çojnë dëm më pak ushqime sesa konsumatorët e pakujdesshëm.(shqip)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb