Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani ka ndjekur nga afër numërimin e votave për Këshillat Bashkiakë, në njësinë 5 në Tiranë, e cila është qendra e fundit që ka mbetur.

Por i pyetur nga News24 sesi po shkon procesi, ai ngriti një tjetër shqetësim, duke thënë se vonesa ka lënë pa shkollë në ditën e tretë tashmë fëmijët që do duhej të ishin në klasat e kësaj shkolle ku po numërohet.

Ai tha se në 2023 është e pakuptimtë që numërimi të bëhet në mënyrë manuale dhe të zgjasë kaq shumë.

Ndërkohë sa i përket rezultatit të arritur nga Nisma Thurje në garën e tyre vetëm për Këshillat Bashkiakë, ai tha se kanë arritur qëllimet dhe se kjo ka dëshmuar se rriten në mënyrë të qëndrueshme dhe graduale si forcë politike.

Është mijëvjeçari i tretë dhe jemi ende në këtë fazë, ka tre ditë që fëmijët janë pa shkollë që të numërohen votat. Dikush ka interes që ky proces ende nuk ka marrë fund dhe duhet ende t’i numërojmë me dorë dhe të harxhojmë kaq shumë para dhe kohë. Për ne është respekt i jashtëzakonshëm që dikush ka votuar për Nismën Thurje. Duket se ato sfida që ne kemi zgjedhur i kemi fituar, që tregon maturi dhe rritje stabiliteti rritjeje nga ana jonë. Nga ana tjetër oferta e re politike duhet të jetë serioze dhe e qëndrueshme”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: