Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD Dorian Teliti, ka folur për mediat përpara ambienteve të Bashkisë së Tiranës, ku pritet të ketë protestë nga opozita.

Teliti theksoi se mbajtja e mbledhjes online nga këshilltarët bashkiakë është e palejueshme. Sipas tij, fjalën e lirë dhe shpirtin opozitar nuk e ndal askush.

Dorian Teliti: Anulimi i mbledhjes të Këshillit Bashkiak është e palejueshme. Fjalën e lirë dhe shpirtin opozitar nuk e ndal askush.

Veliaj dhe kur nuk ndodhet në zyrë, por në SPAK, jep urdhra që mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës të zhvillohet online. Ky është shembulli më i keq i qeverisjes, kundër interesave të popullit.

 

(Balkanweb)  

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: