TIRANE– Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi ka komentuar shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit ku do shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë për heqjen e mandatit dhe arrestimin e Saimir Tahirit. Halimi tha se Rama nuk e do drejtësinë dhe Ruci është vegël e tij.

“Pritëm që të vinin deputetët e PS për të vendosur për kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandatit dhe arrestimin e Saimir Tahirit. Rama nuk e do drejtësinë, prandaj vonon hapjen e rrugës për arrestimin e Tahirit. Ruci është vegël e Ramës dhe kërkon kohë për të prishur provat. Çdo minutë që kalon është kundër drejtësisë. Do jemi nesër në mbledhjen e këshillit të mandateve”- tha Halimi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: