Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi në mbledhjen e Komisionit Hetimor deklaroi se baza ligjore është një element që nuk mund të diskutohet.

Ai gjithashtu theksoi se vendimi i Këshillit të Ministrave është një vendim i ligjshëm dhe është në fuqi.

Pjesë nga pyetje-përgjigjet në Komisionin Hetimor:

Pyetje: Cila bazë ligjore keni gjetur termin për shfrytëzimin?

Agaçi: Besoj se sqarimi është bërë i saktë, unë këtu për këtë pjesë të përgjigjes së ministres së Energjisë e konfirmoj. Në këtë vendim nëse ka një element që nuk mund të diskutohet është baza ligjore. Miratimi jepet për ato që nuk janë objekt koncesioni, ky është një autorizim apo licence quajeni si të doni, por ligji që jepet për ato impiante që nuk janë objekt i koncesionit, e përjashton në mënyrë kategorike. E përsëris që kjo licencë kalon sipas parashikimeve kontraktuale bashkisë së qytetit të Elbasanit.

Pyetje: Ndërtimi i kapaciteteve të reja prodhuese që nuk janë objekt koncesioni miratohet nga ministri përgjegjës këtu nuk hyni ju. Fjala shfrytëzim nuk është në asnjë pikë?

Agaçi: Nuk shoh asnjë problematike apo të veçantë, me fjalën shfrytëzim, rëndësi ka që ligji dhe vendimi i qeverisë nuk ka dhënë asnjë të drejtë koncesionare.

Pyetje: A e përjashtoni ju që subjekti albtek energy të kërkojë fitimin e munguar për 25 vite bazuar vetëm të ky vendim i paligjshëm që keni përgatitur ju dhe Gjiknuri?

Agaci: Vendimi i këshillit të Ministrave është i ligjshëm, fjalën i paligjshëm nuk do ta pranoja. Ligji është i qartë, nuk është e drejtë koncesioni dhe nuk shoh asnjë konseguencë tjetër.

Pyetje: E drejta e shfrytëzimi për 25 vite i jep të drejtë palës kontraktore të shkojë në arbitrazh dhe për këtë duhet të mbajë dikush përgjegjësi. Një akt të tillë për Fierit ju do ta ndërmerrni?

Agaçi: Është e vështirë t’i përgjigjesh pyetjeve me ,po sikur. Duhet të shikohen fillimisht aktet të analizohen.

Felaj: Akti i miratuar në 17.12.2014 ishte një akt që u fut në procedurë të përshpejtuar?

Agaci: Po, Këshilli i Ministrave ka edhe procedura të përshpejtuara. Mbledhja ishte e zakonshme dhe akti është miratuar në rendin e ditës. Nga viti 2010 deri në 2013 ne kemi gjetur dhjetëra procedura , akte që janë për të cilat është aplikuar procedura e përshpejtuar. Është e njëjta gjë.

Felaj: Para 2013 a ka pasur procedura të ngjashme të iniciuar nga qeveria para 2013?

Agaçi: Nëse nuk gaboj ka pasur iniciativa edhe para 2013.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb