Presidentja Vjosa Osmani do ta përfaqësojë sot Kosovën në Këshillin e Sigurimit, në seancën, e cila mbahet në orën 16:00.

Në seancën e KS të OKB-së, Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën. Ajo po ashtu do të flasë për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, presidentja Osmani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e përhershëm të shteteve mike në Kombe të Bashkuara. Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes Osmani, i ka ftuar qytetarët që të përgatiten për përballjen Osmani-Vuçiç në Këshillin e Sigurimit në OKB. Ai shkruan se presidentja Osmani përfaqëson demokracinë dhe lirinë ndërsa Vuçiq “mishëron autokracinë dhe përfaqëson një regjim gjenocidal”. “Në orën 16:00 në KS të OKB-së, përgatituni për një përballje mes dy forcave dhe ideologjive të kundërta: Presidentes të Kosovës, që përfaqëson demokracinë dhe lirinë, kundrejt Presidentit të Serbisë që mishëron autokracinë dhe përfaqëson një regjim gjenocidal”, ka shkruar Sadriu në “X”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: