TIRANË- Këshilltarët e PD-së në bashki i kanë kërkuar kryebashkiakut Erion Veliaj të qëndrojë në krye të detyrës.

Sipas përfaqësueses Reila Bozdo këshilltarët e djathtë prej së dielës janë në terren që kur nisën përmbytet e më pas kur mungoi uji i pijshëm për 24 orë. Bozdo shton se

“Ku është kryebashkiaku Erion Veliaj? Nuk jem këtu për të denoncuar dështimin e tij me menaxhimin, këtë e dinim, ne jemi në çdo cep për të mbledhur shqetësimet e qytetarëve. Ne jemi këtu për t’iu dhënë zë problemeve në qytet, ti ushtrojmë presion derisa aparati i bashkisë të funksionojë siç duhet”,- tha ajo.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: