TIRANE

Ditën e sotme eurodeputeti grek, Manolis Kefalogianis ka vizituar Fredi Belerin në burg.Kjo është vizita e katërt që ai viziton në burg, kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës.

Manolis Kefalogianis edhe kandidat për eurodeputet në radhët e partisë së kryeministrit grek. Ai shoqërohej deh nga kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule.

Në dalje te takimit në emër të eurodeputetit grek foli Dule i cili tha se kjo vizite është dëshmi e interesimit të politikës greke për këtë çështje.

“Në kuadër të ditëve të festës së madhe të Pashkës Ortodokse vizituan me eurodeputetin dhe njëherësh kryetarin e grupit parlamentar të BE për marrëveshjen e Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, zotin Qefalojanis, mikun tonë, kryetarin e bashkisë së Himarës, kandidatin për eurodeputet, Fredi Beleri. Ishte vizitë për të shkëmbyer urime, por edhe për të dëshmuar vazhdimin e përpjekjes tonë, në vendin tonë, por edhe në Evropë për gjetjen e të vërtetës dhe të së drejtës. Zoti Qefalojanis është e katërta herë që viziton Belerin, dëshmi kjo e interesit të vazhdueshëm jo vetëm brenda vendit, por edhe në nivele evropiane për këtë çështje padrejtësie të papranueshme në shkelje flagrante të funksionimit të shtetit të se drejtës të demokracisë funksionale dhe të mëvetësisë së pushtetit vendor në vendin tonë, që në mënyrë të papranueshme janë bërë objekt shkelje në rastin e Fredi Belerit”, tha Dule.
Nga ana e tij Manolis Kefalogianis nuk pranoi ti përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb