TIRANE- Emiljano Aleksi, këshilltari i kreut të Kuvendit ende në detyrë, Ilir Meta, e ka cilësuar kryevepër prishjen e çadrës së lirisë dhe jo paktin e arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të PD-së, Lulzim Basha.

Me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’, Aleksi me ironi thekson se ‘kryevepër’ është fakti se u prish skenari për zgjedhje pa opozitën dhe skenari për dhunë në këtë ditë.
18581702_1406653492753031_2506756698452334147_n (1)
MESAZHI I ALEKSIT
Mirëmengjes #Republikë!
E Re, e Vjetër.. Çfarëdo qofsh!
#Është Kryeveper!
#Jo për atë që u ndërtua por për atë që u prish!
#U prish Çadra!
#U prish, skenari e zgjedhjeve pa opozitën!
#U prish skenari për dhunë ditën e zgjedhjeve!
#U Prish 18 qershori!
#Derisa të ndërtohet dicka e re do dëgjojë!
Himni i trimave te Skenderbeut!
Kjo ditë na ftonë edhe kush nuk ndalët,
Atdheu ne na fton, ne na fton Atdheu…
#KetoJaneKRYEVEPRAT!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb