TIRANE– Emiljano Aleksi, këshilltari i kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, (tashmë i zgjedhur President) për legjislaturën që u mbyll të enjten që lamë pas, ka përkujtuar togerin Donald Hoxha në ditën e 5 majit.

Donald Hoxha, nga qyteti i Kuçovës, u nda nga jeta më 6 prill 2016 si pasojë e rrëzimit të helikopterit të FA në liqenin e Shkodrës.

“Kuçova është qyteti i heronjve dhe trimave të demokracisë

Sot qyteti ynë i vogël në numër, nderon dhe përulet para dëshmorëve dhe heronjve të shumtë që ka.
Emrat e tyre i ka gdhendur në rrugë, sheshe, shkolla dhe institucionet e tjera. Simbolet e heronjve dhe dëshmorëve janë të shpërndara në mbarë qytetin. Kuçova është qyteti i heronjve dhe trimave të demokracisë

Heroi më I ri I qytetit tim është dhe Toger Donald Hoxha i cili u nda nga jeta më 6 prill 2016 si pasojë e rrëzimit të helikopterit.

Të dashur Patriot!

Donaldi e flijoi jetën e tij në emër të paqes dhe të qetësisë, në emër të atdheut. Ai besoi me gjithë forcën tek ligji, tek uniforma, tek rregulli duke u shndërruar në simbol për çdo bashkëmoshatar dhe për qytetin tonë.

#Mirënjohje dhe Lavdi dëshmorit Donal Hoxha. #Lavdi Shqipërisë tonë të dashur.

Jam krenar që jam një prej bijve të këtij populli dhe të jem gjithashtu në shërbim të tij”, shkruan Emiljano Aleksi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: