Ukraina është synon të realizojë një kundërsulm që të krijojë “kaos brenda forcave ruse” duke goditur linjat e furnizimit të pushtuesve thellë në territoret e pushtuara.

Këshilltari kryesor i presidentit, Volodymyr Zelenskiy, ka zbuluar për The Guardian lëvizjen e radhës së trupave ukrainase, ndërsa shtoi se mund të ketë më shumë sulme në “dy ose tre muajt e ardhshëm” të ngjashëm me sulmet misterioze të së martës në një kryqëzim hekurudhor dhe një bazë ajrore në Krime, si dhe me goditjen e javës së kaluar ndaj avionëve luftarakë rusë në aerodromin Saky të gadishullit.

Duke folur nga zyrat presidenciale në Kiev, Podolyak tha: “Strategjia jonë është të shkatërrojmë logjistikën, linjat e furnizimit dhe depot e municioneve dhe objekte të tjera të infrastrukturës ushtarake. Kjo krijon një kaos brenda forcave të tyre”, tha ai
Podolyak, i cili është përshkruar shpesh si figura e tretë më e fuqishme e vendit, tha se qasja e Kievit binte ndesh me politikat ushtarake ruse në rajonin e Donbasit, ku ja në shkatërruar qytete të tëra me qëllimin e vetëm për të përfituar më shumë territor.

“Rusia i ka mësuar të gjithëve se një kundërsulm kërkon sasi të mëdha të fuqisë ushtarake , por një kundërofensivë ukrainase duket shumë ndryshe. Ne nuk përdorim taktikat e viteve 60-70, të shekullit të kaluar”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb