Kreu i shoqatës së të përndjekurve, Besim Ndregjoni, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për situatën në politikë të deputetëve që  kanë qenë të përndjekur politikë.

Ndregjoni i bëri apel Taulant Ballës që ti lejojë deputetët e tij që të votojnë të lirë dhe të hiqet urrejtja që ata ndiejnë ndaj të përndjekurve politik. Ai shtoi se përmes mandatit të tyre duke votuar të lirë do kontribuojnë në krijimin e shtetit të së drejtës.

Ai gjithashtu u shpreh se 8 deputetët që kanë qenë të përndjekur politikë duhet të mos bien pre e marrëveshjes së fshehtë Balla-Alibeaj, por të votojnë të lirë, në mënyrë që të kontribuojnë për Shqipërinë.

“Në qoftë se mazhoranca e taulant Ballës pranon kandidaturën e një biri antifashist, naziste se mbrojti një familje hebrenjsh dhe komuniste që babi im u dënuam 17 vjet burg, gjyshi u dënua. Nëse do marrim kontributet  të antifashizmit të cilin mburren mazhoranca e sotme atëherë pse nuk e votuan birin e një antifashisti. Së dyti, nëse zgjedhim institucionet kushtetuese vetëm ata të cilët ka interes politika ti përdorë këto institucione në shërbim të pushtetit dhe jo shtetit të së drejtës, atëherë çfarë shteti të së drejtës kemi ndërtuar. Problemi madhor është nëse do lejohet thirrja e të burgosurit politik, bashkëshortes të së varurit në liruar që ia ka drejtuar letër Lindita Nikollës, ambasadores amerikane, parlamentit shoqërisë ku kërkojnë të votohet e lirë.

Kjo është thirrje që u drejtohet deputeteve, të votojnë të lirë dhe jo të politizuar por të depolitizuar. Pas 32 viteve po votohet një amendament për të ndaluar luftën e klasave që është bërë ndaj shtresës të së përndjekurve politikë.

Situata është kaotike, këta veprojnë sipas institucionit të urrejtjes dhe jo të vërtetës. Ky shtet është i gjithë shqiptarëve, nuk është i Ballës, Ramës apo Berishës ku secili ka të drejtë të kontribuojnë. Përse politika nuk lejon një përfaqësues të përndjekurve politikë të përfaqësojnë?

Jo, vetëm se është për herë të parë, po këta imitojnë Enver Hoxhën. Për këta po që i përndjekur politik dhe po nuk qe pjesë e tyre, këta të urrejnë, këta thonë që duhet të jemi shërbyes të tyre. Përmes emisionit tuaj, ju falënderoj për hapësirën dhe u bëj thirrje 8 deputetëve politikë që të mos bien preh e marrëveshjes së fshehtë Balla-Alibeaj. Zoti Balla lejoji deputetët e tu të votojnë të lirë pasi mund të gjykojnë më lirë, më drejtë dhe u japin shqiptarëve shenjë se mund të votohet lirë. Ndaj, unë kam një apel që hiqni urrejtjen, zhvishni nga urrejtja deputetët tuaj. Nderoni më mandatin tuaj duke votuar një kontribuues për shtetin e së drejtës, një kontribuues për Shqipërinë”, u shpreh Ndregjoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb