Aktivistja Sidorela Vatnikaj në fjalën e saj në protestën e 132 kombëtare kundër qeverisë deklaroi se pushtetit të Edi Ramës i ka ardhur fundi.

Vatnikaj theksoi se reforma territoriale e re është një turp.

Ajo shtoi se protestuesit nuk frikësohen nga asnjë shantazh e se do jenë në shesh deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

‘Pasqyra e vërtetë ishte fakti që Belinda Balluku imunitetit që nuk është hequr akuzohet për vepra korruptive shkoi në parlament sa për të votuar reformën territoriale”, deklaroi Vatnikaj.

Aktivistja Vatnikaj: Mbrëmë pas mesnate, pasi qytetarët protestuan kundër miratimit të reformës territoriale që shkrin 15 bashki që e përqëndron pushtetin në duart e më pak njerëzve që votojnë sipas interesit të Edi Ramës. Ajo që ndodhi mbrëmë ishte e turpshme jo vetëm se nuk u mor parasysh këmbëngulja e banorëve të prekur por edhe për faktin se vullneti i qindra protestuesve u mënjanua prej sherrit të PS. Pavarësisht se kanë numrat nuk mund t’ja dalin të vazhdojnë planet e tyre të pashqetësuar.

Ka njerëz që e dinë se ky pushtet korruptiv po  i vjen fundi falë kësaj rezistence dhe këmbënguljeje. Pasqyra e vërtetë ishte fakti që Belinda Balluku imunitetit që nuk është hequr akuzohet për vepra korruptive shkoi në parlament sa për të votuar reformën territoriale. Mbrëmë protestues që goditën me vezë makinën e Edi Ramës ndodhen në burg, protestues që protestuan dje paqësisht pa shkaktuar tension gjenden në burg. Kjo është Prania Besnike. Ne marrim dhunë policore. Parashtrojmë mënyrën si dilet prej krizës rrethojnë parlamentin me forca policore. Ç’të duhen 84 mandate kur ruhesh nga populli yt me të gjithë policinë.

Ça vlere ka të thuash përfaqësoj shumicën ku kudo që shkon të kërkohet dorëheqja. Frika jote më e madhe është se mos del ndonjë protestues me ndonjë armë shumë të rrezikshme si veza e pulës. Po shet Shqipërinë në kurriz të shoqërisë shqiptare. Po ndan copa-copa të gjithë qytetet, malet për tua dhënë krimit të organizuar. Votimi i mbrëmshëm nuk duhet të na pezmatojë nga kjo qëndresë. Mazhoranca nuk janë votuar nga vullneti jonë, nga zgjedhje të lira dhe të ndershme. Janë përfaqësuesit e votave të blera nga Gys Agasi, oligarkët. Ne nuk tërhiqemi nga kjo protestë. Jemi këtu për të thënë se keni frikë për të miratuar çdo ligj tjetër, do jemi aty për tju kundërshtuar në kryeministri, komision qoftë në parlament. Edhe sot në ditën e 132 kërkesa jonë themelore nuk ndryshon, jemi këtu për revolucion për dorëheqjen e Edi Ramës dhe gjithë kabinetit qeveritar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb