Kryetari i PD, Sali Berisha, duke folur gjatë takimit me demokratët në degën e njësisë nr.7 u shpreh se përveç aferave të zbuluara deri tani nuk janë kryesore por të tjera, afro 12 mld euro minimumi janë skandale të reja të qeverisë.
Berisha tha se mandatet e blera nga krimi, mazhoranca po i përdor si “parzmore” për të mbrojtur lubi Ballukun.
Sali Berisha: Ne jemi njerëz politikë.
Ne kemi kaluar beteja ndoshta si asnjë forcë tjetër politike në Europë. Shumë prej jush rikujtojnë shkurtin e 91-shit. dhe me radhë nuk po rri të bëj histori. Por ne tani jemi në fushë. Ne tani jemi në shesh.
Ne tani kemi një armik përpara, i cili me qëndrimet e tij nuk krijon zgjedhje. Të krijojmë një qeveri teknike, të shkojmë drejt zgjedhjeve, se përndryshe ne këtë qeveri nuk mund ta pranojmë kurrë.
Por kjo është vetëm njëra anë dhe kjo është kryesorja, jua them unë ju. Kjo është kryesore. Ana e dytë, po kaq e rëndësishme, po kaq kryesore, është plaçkitja e qytetarëve.
Çdo qeveri që vjedh qytetarët, që vjedh qytetarët, humbet legjitimitetin. Le të ketë dalë nga zgjedhje të lira, të ndershme dhe të shkëlqyera, ajo po vodhi qytetarët, humbet legjitimitetin. Sepse ka përdorur pushtetin për të vjedhur qytetarët.
Çfarë kemi bërë ne si parti Demokratike? Ju jeni dëshmitarë. Ne kemi denoncuar në emër tuaj dhe për ju aq sa biles ka që thonë se u bë e mërzitshme duke denoncuar, por jo nuk heqim kurrë dorë nga denoncimi. Kemi denoncuar të gjitha dhe kjo që këto afera që kanë dalë tani, ju them unë ju, përveç aksit që ka një dimension tjetër, këto nuk janë kryesore, ka të tjera, ka zinxhir i cili shkon në mënyrë absolute minimumi 12 miliardë dhe më shumë euro. Minimumi.
Dhe ku jemi? Tani ato mandatet e krimit, ato mandatet e marra me Elvis Doçin, me Çelën, me Troplinët, ato mandate të marra duke falur 2 miliardë gjoba, tani kthehen në mbrojë për krimin, në parzmore dhe mbrojnë Belinda Ballukun, faktikisht Edi Ramën.
Dhe thotë, për herë të parë, për herë të parë, jo thotë, nuk ja heq imunitetin. E thashë dhe mbrëmë dhe e them dhe këtu.
Drejtësia italiane, e cila ç’është e vërteta në atë kohë kishte një majtizëm të jashtëzakonshëm, i kërkoi imunitetin Silvio Berluskonit. Kolos. Një kryeministër si ai s’kishte parë Italia. Po as që e vuri në diskutim. As që e vuri në diskutim. Paraqitjen para gjykatësit. Paraqitjen para ligjit. Sepse kështu është kushtetuta, kjo është. Kushtetuta të detyron.
Kurse ky na thotë jo thotë, nuk mund të vijë Belinda. Në mënyrë absolute, ja do vdesim, ja do i rrëzojmë. Por ne atë s’do ta pranojmë kurrë. Kjo është. Ne kemi ardhur gjer tani në fushëbetejë. Dhe kemi ardhur me të drejtën më të madhe. Kemi ardhur pasi i kemi faturuar çdo shqiptari dhe të dhe mikut të Shqipërisë se ky ka ky ka kryer krimin e shëmtuar të farsës elektorale.
Dhe se tani ky do me përdorur imunitetin në mburojë dhe të vazhdojë të na plaçkisë, të na plaçkisë çdo ditë.
Jo. Këto, ne jemi njerëz politikë. Këto ne nuk i ndajmë më. Ndaj dhe janë këto dy arsye më madhore të cilët ne si forcë politike kemi mision, kemi mision historik, më të vështirin.
Ua them unë ju. Por të sigurtë që ne do fitojmë. Cilido prej jush ju kujtohet shkurti i 91-shit. Menduan se do na shfarosin. Vranë 9 qytetarë në lagjen rreth spitaleve, lagjen numër 10. Plagosën 100, burgosën 300 dhe organizuan vallen e vdekjes në të gjithë Shqipërinë me fanatikët e Enverit.
Po në fund ne dolëm më të fortë nga ajo gjithë ajo terror, sepse qëndruam, nuk përdorëm as armë, nuk përdorëm forcën, po po përdorëm idealet tona, besnikërinë e tyre ndaj tyre dhe nuk u përkulëm.
