Përdorimi i aplikacioneve të shumta rrit rrezikun e qasjes së hakerave nëpër llogaritë tuaja në email-e të ndryshme apo qoftë edhe në aplikacione të tjera komunikimi.  Megjithatë,  ka edhe aplikacione për të cilat privatësia është parësore. Prandaj për të qenë të sigurtë në privatësinë e bisedave tuaja përdoni këto 5 aplikacione komunikimi:

Whatsapp
WhatsApp ka mundësuar enkripitimin e mesazheve në tërësi, në të gjitha platformat. Kjo do të thotë se bisedat nuk mund të lexohen nga të gjithë, por vetëm nga ju dhe personi që ju i keni dërguar mesazh.

Signal
Aplikacioni i mesazheve vjen nga Open Whisper Systems që mban vulën e miratimit nga Edward Snowden, jo më pak. Signal është i lehtë për ta përdorur, dhe njësoj si WhatsApp, bisedat janë të koduara tërësisht.

FrozenChat
FrozenChat ofron biseda të koduara përmes sistemit Off the Record. Në këtë aplikacion ju mund ta shlyeni çdo bisedë nga çdo gjurmë, në mënyrë që askush të mos ketë mundësi ta dëshmojë se ka biseduar me ju.

ChatSecure
Ashtu si FrozenChat, ChatSecure mbështet mesazhet me Off the Record dhe XMPP.

Wickr Me
Ky aplikacion shkon edhe më tej. Ua mundëson përdoruesve që pas një periudhe të caktuar kohore, mesazhet të zhduken nga aplikacioni vetvetiu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb