Khloe Kardashian nuk ka mbaruar së eksperimentuari me jetën e saj të dashurisë.
Një burim i brendshëm kishte zbuluar më parë Khloe, e cila ka vajzën 6-vjeçare True dhe djalin 20-muajsh Tatum me ish-partnerin Tristan Thompson, aktualisht është e fokusuar në detyrat e saj të mëmësisë.
“Khloé aktualisht nuk është duke dale me askënd, ajo është e fokusuar të jetë nënë dhe është shumë e lumtur me këtë tani. Ajo ka një rreth shumë të vogël miqsh dhe familjarësh dhe ndihet e mbështetur dhe e lumtur, dashuria nuk është në mendjen e saj për momentin,” tha një burim për US Weekly muajin e kaluar.
Megjithatë, Khloe ka bërë një kthesë të re teksa ka lënë të kuptohet për idenë e takimeve me femra.
Zbulimi vjen pasi një fans shkroi në X: “Unë ende mendoj se Khloe duhet të jetë lesbike”. Postimi mori shumë reagime dhe shkaktoi një përgjigje nga vetë Khloe, e cila nuk i kundërshtoi pretendimet.
“Epo, ju kurrë nuk e dini se çfarë ka rezervuar e ardhmja ime,” -u përgjigj Khloe.
Marrëdhënia e saj e fundit publike ka qenë me babanë e fëmijëve të saj, Tristan Thompson, me të cilin ajo pati një lidhje me ulje-ngritje midis viteve 2016 dhe 2021.
