Çifti i njohur i showbizit shqiptar, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, dhanë lajmin e bukur se do të bëhen prindër të një vajze.

Mesazhe të shumta urimi kanë marrë çifti, përfshirë këtu edhe nga Arbana Osmani dhe Eduart Grishajn, për të cilit u tha se kanë prishur raportet.

Por, mes shumë mesazhesh urimi, në sy bie një status i ish-opinionistes së Big Brother Vip 2, Zhaklin Lekatari, e cili në të njëjtën ditë që Kiara dhe Luiz ndanë lajmin e pritjes së ëmbël, shkruan se fëmijët në Shqipëri lindin vetëm për interes e frikë, jo prej dashurisë.

“Shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes, status, frikë, nevojë, por jo dashni. E trishtë.“, shkruan Zhalin Lekatari, ndërsa nuk dihet nëse është një thumb për çiftin që gjatë kohës që kanë qenë pjesë të formatit, kanë pasur përplasje.

Kujtojmë se Zhaklin është shfaqur dhe si opinioniste në programin që aktualisht moderohet nga Kiara, Dancing With The Stars Fan Club.

  • foto galeri

Në MCN, ajo deklaroi se raportet mes tyre kanë qenë korrekte, dhe nuk kanë pasur asnjë diskutim për përplasjet në të kaluarën.

“Unë mora një ftesë për të qenë opinioniste në episodin e parë të DWTS Fan Club dhe sigurisht që e pranova. Nuk kisha pse të mos e pranoja. Patëm një marrëdhënie shumë korrekte, profesionale. Pa zhvillime në prapaskena. Nuk patëm kohë dhe as dëshirë as unë, as ajo që t’i riktheheshim ngjarjeve të së kaluarës”.

Zhaklin foli edhe për raportin me partnerin e Kiarës, Luizin.

“Ndërsa me partnerin e Kiarës, nuk kam pasur marrëdhënie që pas BBV dhe nuk ma merr mendja që do kem. Unë jam njeri që i qëndroj besnik vetes dhe mendimeve të mia”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb