Dj i njohur David Guetta dhe partnerja e tij Jessica Ledon së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë së bashku.
Lajmin e ëmbël e kanë bërë të ditur vetë çifti, teksa morën pjesë në “Latin Grammy Awards”.

56-vjeçari kaloi në tapetin e kuq me të dashurën, ai i buzëqeshi kamerës ndërsa e dashura e tij vendosi duart barkun e rrumbullakët duke treguar se është në pritje të ëmbël.

David Guetta dhe Jessica Ledon marrin pjesë në çmimet e 24-të vjetore Latine Grammy më 16 nëntor 2023

David dhe Jessica nisën të takoheshin në vitin 2015, megjithëse marrëdhënia e tyre ka pasur disa ulje-ngritje.

Disa kohë më parë, në rrjet qarkulluan lajme se dyshja i dhanë fund marrëdhënies dhe burime të shumta e konfirmuan zërat, por mesa duket tashmë çdo gjë është në rregull mes çiftit. Guetta është baba i dy fëmijëve nga ish-bashkëshortja e tij, Cathy Lobé, djalit 19-vjeçar, Tim Elvis dhe vajzës Angie, 16-vjeç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb