Pas deklaratës së Këshillit të Europës i cili dënoi dhunën e ushtruar ndaj protestuesve pas vrasjes së Klodian Rashës, vjen një reagim nga ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Strazimiri thekson se dhuna ka emër dhe sipas tij quhet Edi Rama.

Sipas Strazimirit kjo është një akuzë europiane drejtpërdrejte ndaj dhunës policore për Ardi Veliun dhe cilindo prej atyre që kanë vënë firmat nën to.

REAGIMI I STRAZIMIRIT
Evropa njëzëri, në nivel legjislativ dhe ekzekutiv ka dënuar:
DHUNËN POLICORE ndaj PROTESTUESVE dhe GAZETARËVE!

Është një GRUSHT FRONTAL në fytyrën e pafytyrë të Edi Ramës e në barkun e tij të pangijshëm!

Është akuzë evropiane drejtpërdrejt ekzekutorëve të DHUNËS POLICORE sistemike, me plan masash dhe plane operacionale, për Ardi Veliun dhe cilindo prej atyre që kanë vënë firmat nën to!
Evropa e ka ngritur akt-akuzën e saj, në një tempizëm perfekt me akt-akuzën që Partia Demokratike dërgoi në SPAK për të njëjtin ekzekutor, i cili duhet të përgjigjet edhe për
* mbrojtjen kriminale ndaj policit vrasës,
* fshehjen kriminale të dinamikës së ngjarjes përmes komunikata zyrtare të policisë,
* dezinformimin kriminal të opinionit publik në lidhje me personalitetin e viktimës.
Deri tani:
* Përgjegjësia penale ka emër dhe quhet Ardi Veliu & co!
* Dhuna ka emër dhe quhet Edi Rama!
LIRIA gjithashtu ka emër, quhet: RINI PROTESTUESE!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb