Një grua është shpëtuar nga rrënojat 88 orë pas shembjes së një ndërtese 6-katëshe në qytetin Changsha në rajonin Hunan të Kinës.

Mësohet se gruaja u shpëtua në orët të mëngjesit. Gruaja është personi i 9-të që shpëtohet gjallë nga rrënojat.

Gruaja që u nxor nga rrënojat 88 orë nga ndërtesa që u shemb më 29 prill, thuhet se u dërgoi sinjal ekipeve të shpëtimit duke goditur për një kohë të gjatë sendet përreth dhe se ekipet arritën të lokalizojnë vendin e gruas nëpërmjet detektorëve.

Ekipet e shpëtimit po përpiqen të gjejnë rreth 20 persona të cilët janë ende të bllokuar në rrënoja. Ndërkohë vihet në dukje se nuk ka asnjë lajm për 39 persona të cilët ndodheshin në ndërtesë.

Në kuadër të ngjarjes, përfshirë pronarin janë arrestuar 9 persona me arsyen se janë përgjegjës për shembjen e ndërtesës.

Në mesin e të arrestuarve janë tre persona për të cilët pretendohet se janë përgjegjës për projektimin dhe ndërtimin e ndërtesës dhe se kanë dhënë deklarata të rreme lidhur me sigurinë e ndërtimit të shtëpisë për mysafirë ndërmjet kateve të katërt dhe të gjashtë.

Presidenti Xi Jinping ka dhënë udhëzimin për “shpëtimin me çdo kusht të personave në ndërtesë” si dhe “gjetjen dhe ndëshkimin e përgjegjësve”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb