TIRANË

Kirugia plastike Senera Hoxha në një intervistë për emisionin “Jeta pa filtër” përballë autores Ervisa Lula thotë se operacionet e rikthimit të virgjërisë janë sezonale dhe duhet studiuar e hetuar si fenomen. Një pjesë e madhe e këtyre vajzave çohen në klinika të shoqëruara nga nënat ose familjarët të cilët kërkojnë t’i martojnë me emigrantët kur ata kthehen gjatë pushimeve. Për sa i përket ndërhyrjeve që kryhen në zonat intime ajo shprehet se “ këto ndërhyrje ndahen në dy kategori, ato që kryhen për arsye estetike dhe ato që kryhen për arsye funksionale.

Vijnë dhe i bëjnë gra të cilat pas lindjes natyrale kanë humbur forcën e muskujve të zonës pelvike, gra të cilat kanë inkontinenca të lehta urinare, pamundësi për të mbajtur urinën, për sa i përket pjesës estetike, me kalimin e viteve zonat intime pësojnë ndryshime ashtu si çdo pjesë tjetër. Labiet e vogla të vaginës pësojnë errësim, zgjatje të cilat i bëjnë të ndihen të stigmatizuara, nuk arrijnë dot të veshin rroba banjo të ndryshme apo pantallona të ngushta, kanë siklet me partnerin , duan forma perfekte, por perfeksioni nuk ekziston. Ne përpiqemi që t’iu ofrojmë këtyre pacienteve një harmoni që të ndjehen sa më mirë me veten”.

Personazhet publike janë të parët që vihen në qendër të vemendjes dhe që bëjnë më së shumti ndërhyrje estetike. Sipas mjekes Hoxha disa prej këtyre personazheve kanë abuzuar dhe kanë pësuar ndryshime të cilat i kanë deformuar imazhin. Ndërsa për burrat ata kërkojnë dhe bëjnë të njëjtat ndërhyrje si gratë, por ndryshimet mes tyre qëndrojnë në faktin se burrat i fshehin dhe nuk pranojnë t’i tregojnë ato. Gjithashtu mjekja tregon dhe disa nga procedurat që ajo bënë në rutinën e saj për të qënë gjithmonë në formë e për të patur një portret dhe trup të bukur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb