Të dielën në mbrëmje luhet derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit. Një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat në luftën për titull, ku barazimi vlen shumë pak. Në prag të kësaj sfide ka folur trajneri i bardhezinjve Massimiliano Allegri, që ka zbuluar edhe një prapaskenë me Realin e Madridit.

“Para se të rikthehesha te Juventus, kisha nënshkruar një marrëveshje me Real Madrid. Pastaj në mëngjes telefonova presidentin Perez dhe i thashë: Nuk do të vij atje, sepse kam zgjedhur Juventusin. Ai më falënderoi.

Që kur më thirri Juventusi në maj, nuk kam pasur asnjë dyshim. Në nivel profesional do të ishte kulmi i një rruge, sepse pas Milanit, Juventus dhe pastaj Real Madrid.

Por në jetë nuk mund të kesh gjithmonë gjithçka dhe unë jam vërtet i lumtur dhe krenar që kam drejtuar Milanin për katër vite dhe tani ndodhem në vitin e gjashtë te një klub si Juventusi. Real Madridit i thashë jo dy herë” – u shpreh Allegri, i cili vijon të deklarojë se nuk Juventus thuajse nuk ka shanse për titullin kur mbeten edhe 8 javë nga fundi i Serie A.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb