Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vijuar me akuzat ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani. Ai i bëri thirrje Dumanit që t’i sekuestrojë pasuritë e tij të supozuara, florinjtë apo dhe fabrikat dhe t’ua shpërndajë shqiptarëve.

Ai tha se ¼ e shtëpisë së tij, do ia fal motrës, që kujdeset dhe për prindërit e tyre. Meta kujtoi dhe kohën kur krijoi Lëvizjen Socialiste për Integrim, LSI, kur në pushtet ishte Nano.

“Ka amerikanë të ndershëm dhe patriotë dhe fundërrina si McGonigal. Ndaj thirri mendjes. Ky është nga Kolonja, kjo nga Gjirokastra. Jam krenar që kam dy bashkëpunëtorë të tillë. Ju pyesni; jo Monika, jo kjo, se janë të stisura këto nga Rama, Veliaj dhe gazetarë që marrin lekë nga inceneratorët. Unë krijova një parti të re, se e bllokoi rrugën e integrimit Nano. Ai humbi shumë raste për veten dhe Shqipërinë. Kur më tha dhe kuptoi se kjo punë kishte marrë fund më tha; pse të ka ngelur hatri ty. Po të doja e kisha vënë veten në listë i pari. Kisha gjithë shtetin dhe Fatos Nanon kundër. Thashë; o dal deputet atje ku kam qenë, ose nuk shkoj në Kuvend. Nuk bëj parti për të dalë deputet, apo për familjen.

Dum Dumani, florinjtë e mi, fabrikat e mia, ti marrë dhe t’ia çojë popullit. Nuk kam asnjë merak. Unë kam vetëm ¼ e shtëpisë te Pazari i Ri dhe do ia kaloj motrës, që ma ka falur zoti dhe që kujdeset për prindërit. Këtu e vë krevatin te selia.”, tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: