Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Parcela me drogë është zbuluar në fshatin Leshnicë të Finiqit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë shtetasit me inicialet A. K., 53 vjeç dhe I. Xh., vjeç, banues të dy në Delvinë.

Këta shtetas, dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike kanabis në një hapësirë të pyllëzuar në vendin e quajtur “Koçat”, në fshatin Leshnicë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: