Rreth 80 shtetas italianë, të cilët kishin ngelur në Shqipëri, pas mbylljes së kufijve, për shkak të koronavirusit, do të udhëtojnë këtë mbrëmje drejt vendit të tyre.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se italianët do të lundrojnë me tragetin e linjës Durrës-Bari.

Siç raporton gazetarja Haxhiaj, shtetasit italianë janë shumë të lumtur, që është bërë e mundur kthimi i tyre në Itali. Ndërkohë, ata janë imbarkuar në target dhe për pak minuta pritet të nisen drejt Barit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb