Më 11 mars 2025, gjashtë punonjëse të një magazine në autostradën “Tiranë-Durrës” janë paraqitur në spital, duke shfaqur probleme respiratore.

Pas marrjes së asistencës mjekësore, ato janë larguar nga spitali dhe janë drejtuar në banesat e tyre. Policia ka referuar materialet procedurale në Prokurori, e cila ka nisur hetimet për vlerësimin e rrethanave të këtij rasti.

Njoftimi:

Më datë 11.03.2025, janë paraqitur në spital, 6 punonjëse në një magazinë në autostradën “Tiranë-Durrës”, të cilët kanë shprehur probleme respiratore.

Pasi kanë marrë asistencë mjekësore, 6 shtetaset janë larguar në banesa. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, e cila po punon për vlerësimin e rastit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb