NGA SONILA MUSAJ*
Anila Gjini është një qytetare nga Lushnja, e cila ka punuar si specialiste e kujdesit infermieror në sektorin e mjekësisë familjare, por më dt 19.09.2014 ajo u transferua nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetit Publik në pozicionin si ndihmës inspektore po në shërbimin mjedisor.
Por zonja Anila ishte shumë e kënaqur nga puna që bënte dhe nuk i la aspak shije të mirë transferimi dhe pse ishte një pozicion më i lartë se ai që kishte. Vetëm 5 ditë më vonë më datë 24.09.204 znj.Anila i dërgon një ankesë Drejtorit Perin Vogli por e pamundur te rikthehej në pozicionin e punës ku ishte, Anila u detyrua të punonte.
Ajo që ndodhi më vonë nuk ishte aspak befasuese për vetë Anilën, ajo u shkarkua nga puna më datë 09.10.2014 pasi vendi si ndihmës inspektore u suprimua. Anila Gjini gjatë një denoncimi në emisionin “Kaktus” shprehet e indinjuar pasi transferimi i saj ishte i qëllimshëm.
Sipas saj Drejtori Perin Vogli e ka ditur që ky vend do suprimohej. I kontaktuar nga emisioni “Kaktus” Drejtori i Drejtorisë së Shëndetit Publik mohon se transferimi ka qenë i qëllimshëm. Por edhe pse ne vajtëm për ta takuar drejtorin dhe lamë dhe takim drejtori nuk ishte në zyrë. Kjo në fakt të bën të mendosh më gjatë ose drejtori vërtet ka pasur problemet e tij siç na tha në telefon ose ai ka frikë të përballet me gazetaren për të thënë të vërtetën.
(m.k/BalkanWeb)
